TIRANË
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjendjen e lirisë së medias në vend. Berisha tha se është “një njeri me një kulturë mizerabël, e gjithë pasuria e tij bazohet në filmat në kinostudios Shqipëria e re dhe në librin e mashtrimeve të Nastradinit”.
Sipas tij, Rama dhe Veliaj janë fabrikate të Shoqërisë së Hapur.
Më tej ai i bëri thirrje gazetarëve në një aleancë të re për të vërtetat e mëdha të çdo kombit dhe për transparencë të plotë për t’i dhënë duart këtij regjimi autokratik.
“Me fjalorin e tij ai është bërë i famshëm dhe në Europë me ndëshkimin që i bën gazetarëve për pyetjet që nuk i pëlqejnë, gjer te reminishencat e fëmijërisë së tij me gjyshen. Në fakt është një atribut personal i gjyshes së tij, të cilin ai, njeri me një kulturë mizerabël, e gjithë pasuria e tij bazohet në filmat në kinostudios Shqipëria e re dhe në librin e mashtrimeve të Nastradinit, për të cilat e tejkalon. Po kaq armik i fjalës së lirë është dhe Erion Veliaj.
Erion Veliaj përbën variantin më të shëmtuar të zyrtarit, të qëndrimit ndaj fjalës së lirë, ndaj gazetarëve, ndaj pronarëve të mediave. A mund të imagjinoni ju që të dy këta zotërinj vijnë nga shoqëria e hapur e George Sorosit. Këta janë fabrikate të shoqërisë së hapur, e cila për definicion duhet të jetë e kundërta. pra, kemi të bëjmë me një situatë dramatike, e cila vetëm këtë vit dhe Rama ka shkallën e vet të përgjegjësisë. I keni vënë re këto ministre, të nderuara, jo dhe aq të cilat i nxjerr si gazetare para mediave për të mos lejuar gazetarët të flasin, ndodh kjo në ndonjë vend? Ndodh vetëm në kanabistan. A keni konstatuar që nuk i lejon ministret të vijnë në debate dhe ministrat. E kanë të ndaluar, përballon debatet me njerëz të paguar. Deformimet këtu janë të shkallës maksimale. Natyrisht i jep asaj kohë sipas qejfit tënd, as 5 minuta nuk kanë kaluar. Unë e mbyll me kaq, duke denoncuar shkeljet e rënda dhe duke u bërë thirrje gazetarëve në një aleancë të re, një aleancë për të vërtetat e mëdha të çdo kombi, të lirisë së tij. Të bëjmë gjithçka për transparencë të plotë dhe për t’i dhënë duart sa më shpejt këtij regjimi autokratik”, deklaroi Berisha.