Rama drejt Shkodrës, PD dhe protestuesit bllokojnë rrugën, djegin goma

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në Shkodër, përfaqësues të Partisë Demokratike dhe mbështetës protestues, kanë bllokuar hyrjen në Bahçallëk.

Protestuesit kanë djegur goma makinash dhe kanë bllokuar rrugën, çka ka sjellë ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjatë këtyre momenteve ka pasur edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit prihen nga ish-deputetët demokratë Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Ditën e sotme kreu i qeverisë do të jetë në Shkodër dhe Malësinë e Madhe në kuadër të takimeve që po zhvillon për “Bashkia që duam”.

Zjarr Tv Ad