Rama e kthen në koncert, Xhensila do jetë e ftuar speciale për mitingun e 28 Korrikut

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se në mitingun që socialistët kanë organizuar në 28 Korrik në Tiranë, do të jetë e pranishme dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se koncerti do të mbahet për dy ngjarje speciale, e para ajo e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe e dyta çelja e negociatave të anëtarësimit për në BE.

“Xhensila do të jetë në shesh!

Bashkë në 28 Korrik, me super koncertin në sheshin Skenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian  100 vjet më pas”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Mitingu i thirrur nga socialistët në një kohë të pazakontë, është parë si një tentativë e Ramës për të treguar forcat me Berishën, i cili në datën 7 Korrik mbajti një protestë tëjashtëzakonshme për nga pjesëmarrja.

Zjarr Tv Ad