Rama: Emiljano Nuhu nje horr!

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kjo është pak a shumë pasqyra për 2020 për Korçës. E shumë kënaqësi pashë sot, që kantieri olimpik po shkon drejt fundit. Për Partinë Socialiste askush nuk është mbi ligjin. Ky qëndrim nuk është vetëm me fjalë, por e kemi materializuar me fakt, ndryshe nga të tjerët.

Së pari: Jetojmë në një kohë dhe fatkeqësisht në një mjedis, ku kjo kohë e mbrapsht e gënjeshtrës dhe e shpifjes së kthyer në terror informativ mishërohet tek partia kryesore e opozitës në këtë kohë. Unë nuk mund t’iu përgjigjem akuzave halucinante, për mua edhe për kolegët e mi. Sa më takon mua për vajzën, policia ka bërë punën e saj, ndërsa djali i deputetit nuk ka patur trajtim preferencial.

Së dyti: Vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Inkurajoj dhe mbështesë organe e drejtësisë të çojnë çështjen deri në fund. Së treti, abuzimi i vajzës në publik. Partia Demokratike ka dhunuar së dyti së bashku me analistet. E kanë kthyer mish për top për interesat e tyre. Shpresoj që ju të bëni detyrën deri në fund, që të shpallim të vërteten në lidhje me një horr, të shpallur në hero”, tha Rama.

Ai e cilesoi policin Emiljano Nuhu si nje horr qe shfrytezoi detyren per te perfituar azil politik jashte vendit ndersa kryeministri beri me dije qe policia nuk do ti ndahet ketij personi deri ne perballjen e tij me drejtesine.

“Një horr i kthyer një hero, ka braktisur detyrën dhe ka përdorur rastin për të fituar azil. Nuk do t’i ndahemi atij horri”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad