Ushqimet qe ju plakin më shpejtë nga sa mendoni ju

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, lëkura janë pasqyrë e moshës sonë. Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pimë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe.

Disa nga  ushqimet  qëna  plakin para  kohe  janë të radhitura  si  më poshtë:

Ëmbëlsirat

Të parat në listë janë ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë.

Limonatat

Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimi limoni është shkatërrimtari më i madh.

Pijet energjike

Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

Mishi i kuq

Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve regjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eleminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

Ushqimet pikante

Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

Qoftet dhe sallamet

Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

Kripa

Dora e rëndë me kripën  në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë. Disa ushqime, përmbajnë vetë sasi të mëdha kripe.

Alkooli

Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

 

Zjarr Tv Ad