Partizani fiton derbin dhe kryesimin

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Demat e Kuq” fituan 1-0 ndaj bardhebluve në një 90 minutësh ku atmosfera elektrizuese e tifozëve spikati më shumë se loja në fushë.  Tirana u mposht për të 3-ën herë radhazi në derbin me Partizanin duke e çuar në 14 numrin e ndeshjeve pa fitore me rivalin e përjetshëm. Kryendeshja e futbollit shqiptar u vendos nga një gol i vetëm i shënuar nga Esat Mala në pjesën e parë të sfidës së luajtur në “Selman Stërmasi”, i tejmbushur nga tifozët bardheblu që erdhën të organizuar rreth 1 orë e gjysmë para nisjes së sfidës.

Pas tyre hynë edhe mbështetësit e Partizanit të ardhur nga një tjetër drejtim. Forcat e policisë u kujdesën që tifozeritë rivale të mos përplaseshin gjatë ardhjes në stadium. Ata ishin të stacionuara në rrugët hyrëse dhe përreth impjantit ku do të luhej ndeshja. Pritshmëritë ishin të larta për këtë sfidë, ku Tirana kërkonte revanshin pas kthimit në Superligë. Lojtarët e Gegës u dukën më të vendosur në duele, ndërsa bardheblutë ishin dukshëm nën presionin e emocioneve. Të kuqtë u shfaqën me konkretë në minutën e 21’ kur Mala shfrytëzoi një pasim të saktë të Jasir Asanit, duke mundur mbrojtjen kundërshtare dhe portierin Ilion Lika.

Përpjekjet e mëvonshme të Tiranës nuk dhanë atë që kërkonte trajneri Ze Maria, i cili aktivizoi më shumë sulmues gjatë pjesës së dytë. Futbollistët e Partizanit nuk lejuan ndryshimin e rezultatit. Kjo fitore e ngjit ekipin e Skënder Gegës përkohësisht në krye të renditjes në kuotën e 13 pikëve. Fitoren Demat e Kuq ia kushtuan një ndër tifozëve më besnik të viteve të fundit, me Leo Carën që është ndarë nga jeta pas një sëmundje të pashërueshme.  Në nder të tij nuk munguan nderimet për të. Karroca e tij bëri një xhiro rreth fushës, ndërsa nuk munguan as duartrokitjet dhe parullat e tifozëve të Tiranës. Moment vërtetë prekës.

Zjarr Tv Ad