Rama falenderon Brukselin dhe sulmon opozitën, thirrje institucioneve të drejtsisë të punojnë fort pasi nga ta varet fati i integrimi në BE

0
54
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Prime Minister of Montenegro Dusko Markovic (not pictured), at the Vila Gorica, in Podgorica, Montenegro, 03 April 2017. Rama arrived in Podgorica for a one day official visit., Image: 327638623, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, TEMP EPA
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, dje në godinën e Kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së. Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin kryeministri Edi Rama, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, si dhe ministra e deputetë të PS-së, ndërsa mungonte opozita.

Kryeministri Rama, i cili mbajti edhe një fjalim përshëndetës, theksoi se do të kishte dashur që opozita të ishte e pranishme, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës, por ato ndodhen në një hendek që bie ndesh me frymën dhe logjikën e BE-së.

Opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para”, deklaroi ai. Ndërkohë ngritja e këtij flamuri theksoi se kreu i qeverisë, Edi Rama e çon Shqipërinë në një tjetër nivel. Rama kërkoi edhe nga drejtësia e re që të japë kontributin e saj në këtë rrugëtim dhe tu mos u mohojë gjeneratës së re të ardhmen evropiane.

Edhe ligji dhe drejtësia hyjnë në një shkallë të re vështirësie e duke i falënderuar për praninë e tyre si kontributorë të pazëvëndësueshëm në ndërtimin e kësaj rruge të atdheut drejt të ardhmes, dua tu them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë së re se shpejtësia e anëtarësimit të vendit të fëmijëve tanë në Bashkimin Europian do varet shumë edhe nga integriteti dhe nga puna e tyre.

Mos ua mohoni për asgjë në botë fëmijëve tuaj Shqipërinë europiane që meritojnë dhe jini të bindur se për sa kohë, të paktën unë do të jem këtu, shumica qeverisëse e Shqipërisë nuk do të bëhet kurrë mburoja e asnjë subjekti të punës suaj ashtu sikundër ju nuk do të ndiheni kurrë vetëm në luftën tuaj me korrupsionin dhe me krimin e organizuar. Ngritja e flamurit të Bashkimit Europian në institucionet tona do të thotë ngritje pikërisht e kësaj lufte në një në nivel tjetër, ashtu sikundër do të thotë edhe ngritje e qeverisjes në një nivel të ri në çdo drejtim, por edhe ngritje e frymës kritike në tërësi në një shkallë të re”, nënvizoi Rama.

Zjarr Tv Ad