Rama flet për Lefter Kokën: Se çfarë ka bërë pas shpinës së procesit, nuk mund ta di! Në qeverisje ka dhe njerëz që korruptohen…

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në komisionin e hetimit për inceneratorët, Rama tha se me Kokën ka patur një marrëdhënie bashkëpunimi shumë të mirë, por shtoi se ai nuk mund të ketë dijeni kur një person, në këtë rast ish-ministri Koka, “del nga procesi dhe krijon një marrëdhënie ilegale” duke përfituar para.

Se çfarë ka bërë dhe si e ka bërë, pas shpinës së procesit, sepse këtu del nga procesi dhe bën një pit-stop, një marrëdhënie ilegale me një komponent, kjo nuk është një çështje që e merr vesh kryeministri duke folur”, tha ndër të tjera Rama.

Pjesë nga dëshmia e Ramës në komisionin hetimor për inceneratorët:

Tabaku: Sot që keni një ministër në burg dhe dy pronarë të kompanive në arrati, korrupsionin e gjykoni që ka ndodhur te ky ministër? Gjykoni që ka përgjegjësi vetëm ky minitsër?

Rama: Unë nuk e kam kulturën të akuzoj askënd, por e di shumë mirë se si ndodh. Unë me ministrin e Mjedisit kam patur një bashkëpunim shumë të mirë, dhe për këtë punë kemi folur vijimësisht dhe ka qenë shumë i angazhuar për punën. Se çfarë ka bërë dhe si e ka bërë, pas shpinës së procesit, sepse këtu del nga procesi dhe bën një pit-stop, një marrëdhënie ilegale me një komponent, kjo nuk është një çështje që e merr vesh kryeministri duke folur. Patjetër që kryeministri e merr vesh vetëm kur është vetë pjesë, jo vetëm që e merr vesh, por thotë sa merr ti, sa marr unë.

Rama: Qeverisja, jeta publike nuk është hapësira e ëngjëjve, ka njerëz që korruptohen, patjetër, ka njerëz që inkrinimohen, patjetër. Ajo që është e rëndësishme është sistemi që ka kapur një njeri në një aferë. Dhe kur më thoni që a mund të ketë të tjerë, kjo është një pyetje e pakuptimtë. Është si të pyes unë, a mund të ketë kandidatë që vijnë me lekë te partia tuaj? Është natyra e pyetjes.

Tabaku: Po diskutojmë për një akuzë të ngritur nga organi hetimor.

Rama: Këtu është ndryshimi, akuza është për një marrëdhënie ekstraligjore jashtë procesit. Akuza është në këtë proces këta njerëz kanë marrë këtë gjë, dhe kanë dhënë këto lekë. Tani këtu ka plot se Rruga e Kombit aty është.

Zjarr Tv Ad