Rama flet për shkarkimin e Malajt dhe `eliminimin`e Bushatit: Rekomandimet e Fugës…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Në konferencën e stërgjatë që ka zhvilluar ditën e sotme, kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe “eliminimin” politik të Ditmir Bushatit.

Në rastin e Arben Malajt, sipas Ramës, ka qenë grupi i PS-së që ka kërkuar shkarkimin nga Bordi Mbikëqyrës i BSH-së dhe se nuk ka asgjë personale me të. Ndërsa i pyetur për largimin e Bushatit si koordinator në Shkodër, kryeministri sqaroi se vendosi Valdrin Pjetrin, pasi i duhej një person i përkushtuar natë e ditë në Shkodër, gjë që si duket nuk e plotësonte ish-minstri i Jashtëm në qeverinë e tij.

“E para lidhet me grupin parlamentar, pyesni deputetët që kanë kërkuar largimin e zotit Malaj. Ju se besoni jeni të lirë, por unë nuk lexoj, përveçse në raste të rralla që mi rekomandon Fuga. Se çfarë mund të ketë thënë Malaj, nuk ma kanë rekomanduar për lexim. Nuk kam asgjë personale me askënd, as me atë dhe as më askënd. As me Bashën, por kam diçka personale, që e kam pozitive, por nuk di si ta ndihmoj.

Për sa i përket Bushatit, nuk më rezulton që Ditmiri të ketë bërë ndonjë kritikë shqetësuese apo…mbase më ka shkëputur, por nuk ka lidhje. Organizimi i ri kërkon disa ritme energji dhe aftësi që bëjnë që të ketë disa ndryshime. Shkodra është prioritet për mua. Jam i vendosur që të bëjmë ndryshimin që kemi bërë në të tjera zona dhe pas këtij mandati të Valdrinit të jetë si në Vlorë. Vendosja e Valdrinit aty është se më duhet një person që të jetë aty çdo ditë, çdo natë si drejtues”, deklaroi Rama për dy hakmarrjet e fundit që ka ndërrmarë.

 

Zjarr Tv Ad