Rama gjatë vizitës në SHBA: Do sjellim investime amerikane në Shqipëri

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në SHBA vizitoi nga afër mjediset e organizatës “Automation Alley”, Detroit Michigan, me përfaqësues të industrisë automotive amerikane, të interesuar për investime në Shqipëri.

“Sot u mirëpritëm në “Automation Alley” një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur të industrive automotive amerikane ku folëm për oportunitetet që ofron Shqipëria dhe ku gjetëm interes për të dëgjuar më shumë”, u shpreh kryeministri Rama për këtë vizitë.

“Në fund, ramë dakord që një misioni i “Automation Alley” do të vijë në Shqipëri për të parë nga afër dhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me “Ballkanin e Hapur” dhe transformimin e tregut në një treg të lirë dhe të madh që i jep Shqipërisë edhe një pozicion shumë më të favorshëm për investimet e huaja”.

Drejtori i Shërbimeve të Biznesit Ndërkombëtar dhe Partneritetit Strategjik Globale, Noel Nevshehir u shpreh se “e kam vizituar Shqipërinë më parë në 1984. Shqiptarët janë njerëzit më të ngrohtë e më miqësorë që mund të takosh në këtë botë dhe unë kam udhëtuar në më shumë se 84 vende, por shqiptarët janë shumë të mrekullueshëm. Jemi me fat që këtu në Michigan, kemi një komunitet prej 120 mijë shqiptarësh shumë prej të cilëve janë miq dhe bashkëpunëtorë”.

“Dua që Shqipëria ta dijë se ne e vlerësojmë miqësinë tonë me përfitime të ndërsjella midis të dyja vendeve. Ne këtu në “Automation Alley” në shtetin e Michigan do të punojmë për të filluar organizimin e një misioni tregtar në Shqipëri dhe e presim me padurim të vijmë për të përfituar nga miqësia dhe ngrohtësia që ka vendi për të ofruar. Jemi me fat që Amerika ka një mike kaq të mirë te Shqipëria dhe pres me padurim t’ju shoh të gjithëve kur të vij edhe vetë në Shqipëri vitin tjetër”, – tha Nevshehir.

Zjarr Tv Ad