Rama gjen fajtorin përpara prokurorisë; Pagat i nxorri opozita për të krijuar destabilitet

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama pasi ka vazhduar me justifikime që nisnin në SHBA dhe mbaronin në Franc dhe Britaninë e Madhe, ende pa nisur mirë hetimet ka gjetur edhe “autorin” e marrjes dhe shpërndarjes së të dhënave për pagat dhe punësimin e 630 mijë shqiptarëve. Ai gjatë konferencës për mediat që po mban për këtë çështje ka akuzuar opozitën e cila sipas, ka qëllim destabilizimin e vendit.

Pas ndjesës që kërkoi, kreu i qeverisë, referuar opozitës, u shpreh se “kjo mund të mos jetë e fundit duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga foltoret e Kuvendeve dhe anti-Kuvendeve që paralajmërojnë zymtyra të tjera”. Më tej ai tha se paraprakisht dyshohet se të dhënat kanë dalë nga një i infiltruar nga brenda.

“Duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga foltoret e Kuvendeve dhe anti-Kuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim.

Inspektorët e tatimeve që kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem apo të tjerë që mund të jenë larguar nga ky sistem në periudhën nga të dhënat e nxjerra dhe deri më sot, por edhe nga ata që nga foltoret e Kuvendeve dhe anti-kuvendeve paralajmërojnë zymtyra të tjera.

Dua të sqaroj se këtu kemi të bëjmë me një ndërhyrje, që duhet hetuar deri në fund për prejardhjen e saj, por që nga analizat paraprake ngjan më tepër si ndërhyrje nga infiltruari i brendshëm dhe jo nga infiltrimi i jashtë në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo.

Nuk jemi as të parët dhe as të fundit, nëse i referoheni vetëm periudhës së fundit kohore, 2019-20-21, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të larta të mbrojtjes kibernatike, nga SHBA, Kanada dhe Britani e me radhë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad