Rama “goditi” Veliajn në mbledhje? Blendi Klosi tregon ç’ndodhi në takimin me dyer të mbyllura

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për Asamblenë e PS dhe lajmet që dolën prej aty, se kryeministri Rama ka kritikuar veçanërisht Erion Veliajn dhe Olta Xhaçkën.

Klosi tha se këto raportime nuk janë të vërteta dhe nuk ka patur “sulme” të tilla siç raportoi media, por janë bërë diskutime për të përmirësuar partinë në terren, përfshirë në Kavajë, ku drejtues politik ka qenë Erion Veliaj dhe bashkia u fitua nga PD.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: A pati ndonjë kritikë? Sigurisht te njerëzit poshtë, se për liderin dihet që nuk ka kritika, këtu te ne peshku qelbet gjithmonë nga bishti…

Blendi Klosi: Nuk di të them një folës, që nuk sugjeroi se çfarë mund të bënim më mirë. Pati mbi 40 folës, disa mund të kenë folur për herë të parë, disa prej kohësh. Pati edhe të rinj që dhanë opinionin e tyre, për situatën se çfarë partia duhet të bëjë më mirë. Sa i përket asaj që quhet zhurma juaj, nuk pati kërcitje në diskutimin tonë te brendshëm, në ndarjen e mendimeve se si partia mund të bëhet më e fortë, të jetë me hapin e kohës. U habita kur dolëm nga mbledhja, se aty nuk kishim as valë telefoni, gazetarët filluan me ato pyetjet, u ndjeva i surprizuar, aq sa mund të surprizohesh në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Dolën lajme se Rama ka kritikuar Veliajn dhe e ka quajtur “OJF”. Për mua me eksperiencën që kam, Rama dhe Veliaj janë si mishi me thoin, por pati lajme të tilla që dolën.

Blendi Klosi: U fol për degën e PS në Kavajë, ku u humb bashkia dhe kjo nuk ka lidhje me emra. Partia ka nevojë për një mobilizim pak më ndryshe. Nëse kjo është kritikë, kjo nuk është as për Erion Veliajn, as për Edi Ramën dhe as për Klosin. Nuk pati tendecë që kjo të kthehej në debat të brendshëm të PS. Të gjithë presin që PS

Andi Tela: Janë përdorur këto shprehjet për Veliajn “Bën mbledhje si OJF”, ose kritika për Xhackën për Facebook.

Blendi Klosi: Jo nuk janë të vërteta. U fol për gjërat që duhet të bëjmë që të përmirësojnë jetën tonë të brendshme.

Andi Tela: Janë thënë këto nga Rama apo jo?

Blendi Klosi: Mos harrojmë se jemi parti fituese, parti super e organizuar, për 20 ditë u bënë 5400 takime, i publikuam në rrjetet tona sociale.

Andi Tela: U thanë apo jo këto fjali?

Blendi Klosi: Debatet se si raportoi gjithësecili, u ndjeva mirë që isha në atë mbledhje. Si anëtar i PS prej shumë vitesh, u ndjeva mirë që aderoj në atë parti, që fiton, ka diskutim dhe një parti që është shembull se si një organizatë duhet që qëndrojë në parime të shëndosha.

Zjarr Tv Ad