“Rama i jep qindra miliona euro klientëve të tij”- Berisha bën krahasimin e ndihmës ndaj qytetarëve: Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin familjar

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka bërë një krahasim të ndihmës ekonomike qe jep Kosova për qytetarët e saj në kuadër të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe jo vetëm, ndërkohë që ka akuzuar qeverinë se ka lënë në harresë shtresat në nevojë.

Sipas Berishës Kosova ka dhënë ndihmë të vërtetë ndaj qytetarëve të saj, ndërsa, Shqipëria ka dhënë para për luks, oligarkët, koncensionet dhe udhëtimet jashtë vendit.

“Kjo është ndihmë e vërtetë!

Kosova për rritjen e çmimeve jep:

1-100 euro shtesë në muaj për çdo pensionist!

2-100 euro shtesë në muaj për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike.

3-100 euro shtesë në muaj për studentët

4- rritje 100% pra dyfishim i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

5 -50 euro në muaj për nënpunësit e administratës publike.

Kurse Edi Rama:

Për çmimin më të lartë te naftës dhe ushqimeve në Europë jep:

1-Qindra milionë euro që ju grabit qytetarëve me rritjen e çmimeve i ndan me klientelën e tij të djegësave dhe PPP.

2- 4,000,000€ për të kënaqur xhepin dhe syrin në oborrin e zyrave të tij.

3- Udhëtime 150-300 mijë euro me avion në dispozicion.

4- Rikthen bixhozin dhe bastet për të lumturuar klanin e tij familjar.

Dy filozofi:

E para, e ndihmës dhe mbështetjes dhe

e dyta, e grabitjes dhe vjedhjes së qytetarëve!”, thekson Berisha.

Zjarr Tv Ad