Rama i sigurt: Do kemi fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorëm, ku po zhvillon takim me qytetarët e ku ka kërkuar që të mbështetet kandidati i PS Ermal Dredha.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh u sigurt për fitoren e PS, teksa tha se këto do jenë zgjehdjet me fitoren më të madhe të PS në historinë e pluralizmit.

“Problemi nuk është te rezultati i zgjedhjeve, dëgjojeni këtu, se këtu në Vlorë bëhen momerandume po nuk pata mundësi të shkoja atje lart ta bëja me shkrim.

Në këto zgjedhje do kemi fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit, e zgedhjeve vendore. Nuk është kjo sesa shumë unë e kam mendjen sa pak dhe aspak duhet të votojnë tek ata. E kam mendje të Shqipëria që nuk duhet të ketë një mendje të marrë dhe një faqe të kuqe e një të bardhë.

Ne jemi aleatë dhe miq dhe aleatë të Amerikës, por nuk jemi Amerika. Ne jemi miq të Europës, por nuk jemi Europa. Kemi një vend qe po rritet, dhe ka nevojë për aleatët dhe miqtë e mëdhej” tha Rama ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad