Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në autostradën Tiranë-Elbasan, ndërsa nuk kurseu sulmet për qeverinë e kaluar.
Gjatë një bashkëbisedimi me inxhinierin e projektit, kreu i qeverisë tha se për këtë projekt janë hedhur shumë lekë, duke shtuar se njëra nga korsitë hapet në mars.
“Fillimin pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie dhe ‘hajde hapim tunelin’. Kështu e paguam shtrenjte. Ky projekt ka shkuar shumë, dyfish nga marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme. Tani s’ka më arsye që të bllokohet procesi. Në mars është mirë që të hapet njëra anë e korsitë”, tha Rama.