Rama jep përgjigjen pse OFL nuk merret me politikanët

0
206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit i ka dhënë përgjigje të gjithë atyre që pyesin se përse OFL nuk merret me politikanë apo gjykatës.

Kreu i qeverisë u shpreh se operacioni Forca e Ligjit është një operacion policor që ka synim subjektet që janë dënuar dhe e kanë kryer procesin gjyqësor.

Edi Rama: Sqaroj se OFL ka objekt të ofensivës së vet persona që e kanë kryer procesin gjyqësor. Pra persona të dënuar, ndërkohë që politikanët dhe gjykatësit, apo prokurorët janë subjekt i deklarimit të pasurive prej vitesh dhe i takon drejtësisë që të shohin për çdo rast sipas nevojave të tyre për hetime  burimin e pasurisë së politikanëve apo gjykatësve.

Teksa foli për amnistinë fiskalë, Rama tha se do të përjashtohen emigrantët që kanë punuar jashtë vendit. Ndërsa nga kjo amnisti përjashtohen ata që paratë i kanë nga aktivitete kriminale.

Edi Rama: Askush nuk do të shpëtojë nga rrjet e OFL dhe e drejtësisë e lidhur me asetet e vëna me krim, por natyrshëm kjo ka krijuar një pasiguri e cila nuk ka bazë, sepse OFL nuk ka subjekt të veprimtarisë së vet askënd përveç atyre që kanë kryer krimet e parashikuar në ligj, por ama duke e ditur të gjithë ata që janë shqetësuar se kanë para të fituara nga puna në të zezë se kanë asete të padeklaruara janë vënë në një lloj pasigurie. Për të adresuar këtë pasiguri dhe për të njohur të drejtën e formalizmit të të gjitha atyre që vijnë nga djersa e punës së ndershme, të të gjithë emigrantëve shqiptarë që kanë kaluar për herë të parë kufirin e botës, nuk i ka pritur njeri me krah hapur, por kanë bërë gjithfarë punësh dhe kanë kursyer për të mbajtur veten dhe familjet e tyre. Këto janë kursime të ndershme për të cilat ne do të hapim rrugën e futjes nëpër banka, duke i përjashtuar nga çdo lloj kontrolli i çdo natyre të regjimit të jetës së përditshme siç do të ndodhë pas amnistisë. Amnistia do të përjashtohen ata që i kanë të ardhurat e tyre nga krimi dhe amnistia do të jetë  fiskale dhe penale dhe do të votohet me 84 vota që nuk do ketë shans që të vijë njeri ta kthejë për arsye politike. Të gjitha ata që paratë i kanë nga krimi janë paamnistueshëm. Po ashtu të paamnistueshëm të ardhurat e politikanëve dhe të rrethit familjar, të gjykatësve, të prokurorëve dhe rrethit të tyre familjar, të punonjësve të policisë dhe rrethit familjar si dhe drejtuesve të shtetit që janë subjekt i deklarimit të pasurive. Paratë e këtyre kategorive që janë subjekt i deklarimit të pasurive nuk mund të legalizohen nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme.

Zjarr Tv Ad