“Rama ka kapur SPAK dhe SHISH”, Berisha: Ta harrojë se do përdorë procedura ligjore ndaj kundërshtarëve, do shkojmë deri në mosbindje civile

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se aksioni opozitar do të vijojë me protesta të njëpasnjëshme deri edhe në mosbindje civile.

Berisha, pas takimit me demokratët në Pogradec, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka kapur SPAK-un, SHISH-in dhe Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit, duke i përdorur kundër kundërshtarvë të tij politikë.

“Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve, nuk do shpëtojë”, deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Çdo demokrat sot ka misionin e madh, PD ka sot misionin e madh për të shpëtuar Shqipërinë nga një armik i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, i cili ka përqendruar në duart e tij duke vjedhur votën, në garën e 25 prillit ishte një garë mes partisë shtet dhe subjekteve të tjera, po i lëmë mënjanë tonelatat e eurove të krimit që janë përdorur. Pushteti i Edi Ramës i përqëndruar sot 10% më shumë se në 91 te Ramiz Alia, është një pushtet i rrezikshëm, i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigante propagandistike, plaçkitjeje, në një shkelmues të interesave kombëtare të shqiptarëve. Demokratët janë para një misioni historik, edhe më të rëndësishëm se ai i ’91 për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist.

PD nuk merr kurrë pushtet në rrugë tjetër se përveç se me votë, protesta është pa diskutim institucioni demokratik për t’i dhënë përgjigjen.

Gjithçka është në kuadrin e shndërrimit të SPAK, SHISH, Komisionit të Dosjeve, në anekse të zyrës së Edi Ramës. PD ligjin e lustracionit e ka votuar dy herë. PS e ka amenduar dhe më pas e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. PD do jetë gjithmonë për ligjin e Lustracionit.

Rama është në një panik të tmerrshëm dhe mendon se duke përdorur procedura ligjore kundër kundërshtarëve, nuk do shpëtojë. Jo procedurë kundër meje, e ka nisur mbi një falsifikim, se personi që përflitet ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën. Aksioni do vijojë me protesta, përfshi dhe mosbindjen civile. Mosbindja civile nuk është e dhunshme, por edhe gudilisëse nuk është. Rama i ka kohërat e numëruara, shihni si përpëlitet.

Zjarr Tv Ad