‘Rama ka qef të nënshtrojë, Basha nuk ka shokë’/ Psikologia Denada Toçe: Meta ka kriza ankthi, Kryemadhi përpiqet të jetë diçka që nuk është, Berisha i ka gjërat nën kontroll

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Psikologia e njohur Denada Toçe, teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Soiree’ ka bërë përshkrimin e disa figurave politike në vend.

Duke u futur krejtësisht në rolin e saj, si psikologe, Denada përshkroi karakterin e disa prej politikanëve në Shqipëri duke theksuar edhe ndonjë çrregullim psikologjik.

Për Sali Berishën, Denada tha se ai është një person që do t’i ketë gjërat nën kontroll.

Do më merrte seancën në kontroll, sepse është një person që dëshiron që ta ketë situatën nën kontroll. Kam përshtypjen që kështu do të ndodhte. Ai vetë nuk është i ndërgjegjshëm për këtë, sepse është një nga gjërat që e bën atë shumë të fortë dhe e mban atë që të jetë shumë aktiv dhe ta shprehë atë edhe me karizëm dhe karizmi i tij është shumë solo në mënyrën se si flet dhe në mënyrën se si vepron. Do të jetë solo gjatë gjithë kohës. Po ju futëm për çrregullime, është një simptomë e narcicizmit, por nuk është çrregullim”, është shprehur Denada.

Ndërsa për Kryeministrin e vendit, Edi Rama theksoi se ai është një narcist dhe se ka shumë qejf të nënshtrojë.

Rama e ka shumë të vështirë që të tjerët të hyjnë tek ai, sepse ai nuk e lejon në asnjë rast, prandaj ka mekanizma shumë të fortë mbrojtës që të mund të sulmojë, të jetë arrogant, të mund të nënshtrojë. E ka shumë qejf nënshtrimin. Nuk e pranon asnjëherë për ta parë drejtpërdrejtë patalogjinë që ai ka”, tha ajo.

Psikologia e njohur për Ilir Metën tha se ai aktualisht është një ankth të madh dhe që shoqërohet me kriza ankthi.

Po të flasim për momentin, është në ankth të madh. Ka nervozizëm shumë. Nuk mendoj se janë kriza paniku. Krizat e ankthit janë ndryshe dhe është një gjendje që po avancon dhe unë mendoj që ai e ka këtë gjë”, u shpreh Denada Toçe.

Ndërkaq për Monika Kryemadhin e përshkroi si një person që nuk e pranon veten ashtu siç është dhe që nuk është më këmbë në tokë.

Jo shumë e përputhur me veten. Ka një tendencë që të dali përtej asaj që është. Do kisha dashur shumë që ajo ta pranonte veten siç është. Përpiqet ndonjëherë që të jetë diçka që s’është. Janë mekanizma mbrojtës, është tjetërsimi, zhvendosja e së vërtetës, mosballafaqimi, pa qenë çik me këmbë në tokë”, tha Toçe.

Analizën psikologjike, Denada Toçe e ka përfunduar me Lulzim Bashën duke nënvizuar se kryetarin e Partisë Demokratike e sheh vetëm dhe se ai nuk ka shok.

“Një gjë më ka bërë përshtypje tek ai. Nuk ka shokë. Unë do të doja shumë që ai ta kishte këtë gjë. Të kishte shok, spontanitet, sepse është shumë rixhit. Kam përshtypjen që mund të bënte shumë herë më tepër si figurë politike, karizmin e tij mund ta kishte më të larmishme, mund të kishte qenë më spontan në qoftë se nuk do të ishte kaq rixhit. Nuk e shoh që të ketë shok”, përfundoi Denada Toçe.

Zjarr Tv Ad