Rama: KÇK nuk e bënim dot më parë sepse nuk kishim SPAK

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Integrimi, hapja e negociatave dhe paketa anti-KÇK janë disa nga çështjet që kryeministri Edi Rama diskutoi me presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli.  Rama tha se operacioni forca e ligji dhe anti KÇK është prova që pavarësisht se negociatat nuk u hapën puna vazhdon njësoj.

Rama: Kemi pasur në qendër të diskutimit procesin e integrimit, datat e reja që do të diskutohet ky proces edhe në raport me çeljen e negociatave dhe në funksion të këtij diskutimi kemi folur për nismë e re të qeverisë, ligjin special, paketa kundër KÇK. Më vjen shumë mirë që vizita e presidenti sot përkon me operacionin e parë në terren të forcës së ligjit dhe ja shpjegova të gjithë skemën e organizmit që besoj shumë se më herë se vonë do të përvojë një mesazh të qartë me fakte në opinion publik kombëtar dhe ndërkombëtar se sa seriozë jemi ne për ta ndryshuar ne këtë vend. E kemi treguar këtë me reformën në drejtësi dhe vettingun. Ka një proces të garantuar sepse është në vazhdën e reformës në drejtësi dhe në bashkëpunim me një strukturë të rëndësishme SPAK dhe gjykatën speciale që janë produkt i reformës në drejtësi. Nuk e bënim dot më parë sepse nuk kishim SPAK nuk mund tia çonim dosjen atyre të KCK, gjykatësve dhe prokurove të korr uptuar, apo gjykatësve e prokurorëve që janë për të ikur. Tani jemi në kushtet kur kemi mekanizmat e para të reformës në drejtësi

Zjarr Tv Ad