Rama: Kemi 7 prioritete, në janar kalojmë ligjin anti-KÇK

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, menjëherë pas mbledhjes me ministrat në Durrës, ka dhënë një konferencë për mediat.

Rama u shpreh se brenda pranverës do të nisë puna për ndërtimin e banesave të reja, ku do të sistemohen edhe ata që sot janë me qira. Ai shtoi se në janar qeveria ka 7 prioitete, duke nënvizuar se do të kalohet edhe ligji që u la përgjysmë për shkak të tërmetit, i ashtuquajturi anti-KCK.

“Ne kishim mbledhjen e fund-vitit dhe ne bëmë një rezyme të punës së bërë dhe u fokusuam edhe në prioritetet e punëve në vazhdim. Besoj se kemi plan solid për të nisur procesin e rindërtimit. Objektivi ynë që brenda pranverës të jetë nisur gjithçka dhe për 6 muaj, një pjesë e madhe e atyre që janë në banesa individuale, të jenë sistemuar me shtëpi të re.

Ndërsa, për ata që do të vendosen në komplekse, do të qëndrojnë derisa këto qyteza të ndërtohen.  Menjëherë në janar do të implementojmë 7 prioritete, si dhe do të nisim ligjin kundër-KCK dhe do nisim edhe punën për kampusin universitar, që do të nisë QS, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad