Rama kërcënoi studentët e mjekësisë me mbajtjen ‘peng’ të diplomës, mjeku, Erion Dasho: Gjuhë si në komunizëm, nuk i takon kryeministrit të flasë kështu

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku, Erion Dasho ka dhënë një intervistë për Fax News ka komnetuar edhe deklaratën e djeshme të bërë nga kryeministri Edi Rama i cili në njëfarë mënyrë “kërcënoi” studentët e mjekësisë se nuk do u jepej diploma për të shkuar dhe për të punuar në Gjermani.

Dasho tha se kjo ishte një gjuhë e prapranueshme e përdorur gjatë sistemit komunist ndërsa theksoi se kishte mënyra të tjera për të zgjidhur problemin e largimeve të bluzave të bardha.

“Kjo është një deklaratë të cilën e kam ndjekur dje dhe më është dukur shumë e çuditshme. Më është dukur aspak në përputhje me kuadrin rregullator në Shqipëri. Mendoj se është një gabim i madh dhe nuk është rruga e duhur për të zgjidhur problemin e largimit të “bluzave të bardha” drejt vendeve të tjera. Ky është një problem shqetësues, personalisht kam mbi 10 vite që e ngre këtë problem sepse pritej të ndodhej pasi shenjat ishin dhënë. Në mungesë të marrjes së masave pati një përkeqësim të jashtëzakonshëm gjatëvitevetëfundit dhe sot kemi arritur në një situatë ku Shqipëria ndonëse ështëvendi me numrin mëtë ulët të mjekëve për person, nuk bën asnjë përpjekje për ta kthyer këtë situatë por vazhdon të mos marrë masa.

Pastaj vijmë te një ide si kjo e djeshmja që për mendimin tim është një ide e dënueshme, e cila nuk jep rezultat sepse jetojmë në një botë të lirë ku masat që kanë natyrë represive, nuk zbatohen më.

Një mjek nuk mund të punojë pa diplomë, ka nevojë për diplomë dhe licencë. Nuk mund të marrë licensën pa pasur një diplomë. Kjo është një situatë nonsens, e pamundur në çdo aspekt. Ka marrëveshje të cilat mund të zbatohen ligjërisht ku nëse shteti i paguan shpenzimet apo bursat studentëve që janë të gatshëm ta pranojnë dhe nënshkruajnë një marrëveshje ku të premtohet mbulim i shpenzimeve dhe studenti kundrejt garantimit të kësaj burse, garanton se pas përfundimit të kualifikimeve do të punojë aty ku i është caktuar me marrëveshje.

Por kjo bëhet me marrëveshje ligjore, nuk i takon kryeministrit të flasë me një gjuhë të tillë, duhet të japë mesazhe që kanë sens. Nuk mund t’i thuash sot një studenti që je i detyruar të kthesh investimin që ka dhënë populli për ty. Kjo është një gjuhë e folur në komunizëm, brezi im që e ka kaluar këtë sistem, e mban mend këtë gjuhë fatkeqësisht”– u shpreh Dasho ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad