‘Rama kërkoi të ndryshojmë politikën editoriale’/ Paloka: Ndaleni monstrën

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, reagoi pas deklaratave të drejtueses së ‘Media Focus Grup’ se kryeministri Edi Rama i kishte shantazhuar duke kërkuar të ndryshojnë politikën editoriale.

“Një tjetër krim i kryeministrit po konsumohet sot në sytë e të gjithë publikut. Nuk e kam fjalën thjesht për shembjen e një resorti turistik. As po dal në krah të pronarit të këtij resorti, se nuk kam asnjë arsye ta bëj (as nuk kam qenë ndonjëherë aty). Sigurisht nëse ky resort është me letra në rregull, siç deklarojnë pronarët, ky është krim në vetvete (resorti është aty prej shumë vitesh dhe Rama ka qenë vizitor i rregullt aty).

Nga një qenie që ka shkatërruar pa pyetur për ligj mijëra banesa e biznese duke shkatërruar mijëra jetë, pritet gjithçka. Për një qenie që ka nxjerrë fëmijë e të moshuar nga shtëpitë e tyre me gaz në 3 të natës, kjo nuk është asgjë…

Po krimi që po kryen direkt Rama është kërcënimi dhe shantazhi ndaj mediave. Zv/presidentja e “Media Focus Grup” e ka denoncuar publikisht këtë fakt; Rama ka ndërhyrë për të ndryshuar politikën editoriale të këtij grupi mediatik, e akti i sotëm është qartazi hakmarrje për këtë grup dhe kërcënim për gjithë të tjerët. Mesazhi është i qarte; kush nuk bindet, e pëson nga shteti privat i Ramës.

Vetëm pak ditë me parë Rama është denoncuar dhe nga mediat perëndimore si diktator që po sillej si Hoxha karshi mediave dhe demokracisë shqiptare. Sot Rama nxitoi të japë dhe një provë tjetër.

“Shqipëria në rrezik” nuk është thjesht një slogan po një thirrje për të gjithë. Mos thoni sot “Nuk me duhet gjë mua” se nesër çmenduria e Rames do vijë në derën tënde. Monstra qe e njeh veten për Zot të gjithëfuqishëm e ne i dukemi si skllevër të tij, duhet ndalur, prandaj duhet të gjithë të bashkohemi për shpëtimin e këtij vendi ku po rrisim fëmijët tanë,” shkruan Paloka.

Zjarr Tv Ad