Rama konferencë me komisionerin Varhelyi/ Çështjet e diskutuara gjatë Samitit dhe mënyra sesi do bëhet lëvizja e lirë e qytetarëve në Bashkimin Europian

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeminsitri Edi Rama

“Dy arsye përse jemi të kënaqur me praninë e komisionerit Oliver Varlehyi. Së pari sepse të gjithë së bashku jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi sesi e quan njëri apo tjetri po ka si qëllim të cojë përpara politikat europiane në rajonin tonë.

Ky proces është i mbështetur tashmë nga një plan ekonomik që nga volumi i fondeve të vëna në dispozicion për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore, portuale të ndërlidhshmërisë të sektorit të energjisë dhe digjitalizimit, përbën lëvizjen më të madhe historike të Bashkimit Europian në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Ishte kënaqësi sepse më në fund takimi nuk ishte virtual sepse ne kemi mundësi të mirëpresim miqtë tanë pa masa shtërnguese. Më vjen mirë që komisioneri maskat e Brukslit i hoqi në Tiranë. Gjërat tanimë janë konkrete, ky është një nga ato momente ku BE e ka bërë të vetën plotësisht, na takon ne të bëjmë atë që duhet të bëjmë.

Nuk diskutohet që ne kemi qenë që në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që unë e quaj Shengeni Rajonal, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike sociale por edhe politike. Më vjen mirë që kohezioni me BE është i plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani jemi në fazën ku ne po e zotërojmë këtë proces.

Dëshiroj që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe viteve në vijim të bëhet një format që të ketë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. E fundit, ndërkohë ne kemi vendosur paralelisht me cfarë lidhet me plain, edhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshmi në rajonin tonë.

Do të thotë nëse ne këtu bëjmë hapa të jetësimit të lejimit të 4 pikave nga Bashkimit Europian, qëllimi është që këto të na hyjnë në punë erkonomikisht. Sic e dini brenda rajonit, por para dy ditësh edhe me Hungarinë kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ndërkohë që sot të gjitha vendet i kanë paraqitur KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale të qytetarëve të rajonit tonë të njihet në të gjithë hapësirat e Bashkimit Europian kështu edhe ne të lëvizim lirshëm nëpër vendet e BE”.

Zjarr Tv Ad