Rama konfirmon veten si Ministër i Jashtëm:S’kemi kohë për të humbur

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimimit të marrë ditën e sotme në kongresin e PS, lidhur me rolin e ministrit të Jashtëm deri në momentin që Bushati do çdekretohet nga Meta.

Me anë të një status në Twitter, Rama shkruan se Presidenti Meta duhet të nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, në afatin e përcaktuar në Kushtetutë, dhe për pasojë e ka shkelur këtë të fundit.

Ai konfirmon se deri në ditën që Meta do e çdekretojë, do të qëndrojë vetë në roli e ministrit të Punëve të Jashtme.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në Twiiter.

 

Zjarr Tv Ad