Rama krahason raportin e DASH me biznesin e peshkut të Lucës – Nga Ylli Dylgjeri

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Dylgjeri

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”.

Ky eshte komenti i Ramës në Twiter.

Pas kesaj i takon Ambasadës së SHBA në Tiranë të reagojë me seriozitet “për peshkun që ka plasur” dhe punën e “copy-paste” të saj.

Edi Rama sërish merr guximin dhe tallet me punën e strukturave të Ambasadës së SHBA, me Yuri Kim dhe së fundi me administratën amerikane DASH.

Është rasti i dytë serioz, që Rama tallet në publik me autoritetin e lartë politikëbërës amerikan.

Hera e parë ishte tallja me ambasadoren gjatë ceremonisë që u zhvillua në Universitetin Bujqësor të Kamzës.

Për raste më naivë, të talljes në publik të ministrave të tij, Rama ka urdhëruar largime nga puna të tallësve, ndërkohë për ambasadoren amerikane dhe DASH nuk po dëgjojmë ende reagim nga zyrat amerikane në Shqipëri.

Megjithatë, besojmë dhe shpresojmë që në ditët në vijim do të kemi reagimin e kërkuar nga autoritetet e keqpërdorur prej tij.

Zjarr Tv Ad