Kryeministri Rama, gjatë podcastit të tij “Flasim” tha se mund ta mbyllte shumë shpejt këtë histori poshtëruese diskriminuese që sipas tij ndodh në kufij me shqiptarër. Rama sërish kërkoi votën e qytetarëve duke thënë se mund t’i sigurojë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë 2030 për të pasur liri dhe mundësi të njëjta me qytetarët e tjerë të Europës. Ai shtoi se për këtë i duhet një mandat tjetër.
“Të dashur miq, bashkëqytetarë bashkëatdhetarë që po më ndiqni tani. Ne mund ta mbyllim shumë shpejt këtë histori poshtëruese diskriminuese. T’i mos i japim më llogari një polici në aeroport dhe kur do ikim. Ne mund t’i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën 2030. Në këtë pasaportë duhet të shtohet dicka themelore. Europian Union Republic -Albania. Na duhet jo thjesht një mandat i 4, kush e do pasaportën e BE-së ka vetëm një mundësi dhe vetëm një rrugën, me votën e bashkuar dhe ne do ta pajisim brenda kësaj dekada europiane. Me pasaportën e BE-së, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë mund të studiojnë.
Me pasaportën e BE, çdo ambasadë e BE i vjen në ndihmë kudo ku ndodhet një shqiptar apo shqiptare që zotëron pasaportën e BE nëse nuk ka aty pranë një ambasadë shqiptare. Ky është horizonti ynë i mandatit të katërt i konkretizuar, sot ju ftoj në një maratonë ekskluziv i këtij podcasti me ata dhe ato që i janë bashkuar skuadrës sonë kombëtare për fitoren e 11 majit dhe që janë pjesë e përpjekjes së re së PS për të qenë një parti e re për Shqipërinë në BE. PS 2030, për Shqipërinë në BE”, tha Rama.