Në daljen e tij për shtyp, së bashku me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryeministri Rama tha se listat e hapura nuk prekin marrëveshjen e 5 qershorit. Rama tha se kjo marrëveshje nuk mund të preket nga mazhoranca, ndërsa shtoi se kërcënimet nuk mund ta marrin peng Kuvendin dhe PS-në.
Rama: Vënia e kujës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit, po bëhet diçka kriminale në raport me integrimit, është e pabazë. Marrëveshja e 5 qershorit nuk mund të preket nga ne dhe këtu është ngërçi që kemi me opozitën parlamentare. Ne do të kërkojmë nga opozita parlamentare që të mos insistohet për ndërhyrje në administrimin e zgjedhjeve. Ata janë kundër marrëveshjes që administrimi i zgjedhje të kryhet nga partitë. Edhe unë kundër kam qenë, por e thash që ky është lëshimi i madh që kemi bërë. Opozita jashtëparlamentare nuk ka alibi për të kërkuar garanci, sepse është pjesëmarrje në proces dhe rregullat e lojës janë shkruar bashkërisht.
Ideja që hapja e listave prish marrëveshjen, është një çmenduri. Kërcënimet se po u prish kjo, ne do të shkojmë atje dhe do të bëjmë këtë. Këto nuk e ndihmojnë procesin me Evropën, por nga ana tjetër, peng PS-në dhe Kuvendin nuk e merr askush, as me forcë as me kërcënime. Në raport me Evropën, ne jemi absolutisht shumë të qartë. Produkti është ai që flet. Do të ishte shqetësuese nëse PS do të shfrytëzonte këtë situatë apo të përdorte rrugë të padenja, që do të garantonte mazhoranca që do ta çonte sistemin drejt një rënie të demokracisë. Të flasësh për hapje listash dhe të cilësosh këtë si një cenim të procesit të integrimit, kjo është marrezi