Rama mbledh Këshillin Kombëtar të Emergjencave, temperatura ekstreme -29 gradë

0
695
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme Këshillin Kombëtar të Emergjencave lidhur me motin e keq që ka përfshirë vendin tonë prej afro një jave.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se puna e bërë nga shërbimet e emergjencave civile është vlerësuar lartë.

“Një falenderim i posaçëm shkon për Forcat e Armatosura, që treguan dhe po tregojnë përgjegjshmëri maksimale dhe efikasitet të lartë, në ndërhyrjet e rrezikshme por të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish, për shkak të izolimit nga dëbora. Puna e Emergjencave Civile, ka qenë në lartësinë e duhur dhe mbetet në lartësi të tillë, po ashtu dhe ministrinë e Bujqësisë”, u shpreh Rama.

Në vijim shtoi se situata për epideminë e gripit është në ulje, gjë që e tregojnë vizitat në spitale.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi deklaroi se temperaturat ekstreme janë shënuar -29 gradë dhe -27 gradë, përkatësisht në Vermosh dhe fshatin Shtyllë të Librazhdit.

Ai bëri me dije se në bregdet temperaturat kanë shkuar -4 dhe -9 gradë celcius në ekstrem. Gjithashtu ai informoi se në ditët në vijim do të ketë rritje minimale temperaturash, por se situata do të jetë sërish problematike me dëborë dhe akull, ndaj apeloi për kujdes.

Nga ana e tij ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj këshilloi që të vijohet përdorimi i zinxhirëve në makinë.

Ai nënvizoi se në një koordinim të mirë me Policinë Rrugore nuk duhet të lejohet asnjë mjet të kalojë pa pajisjet përkatëse, gjë që siç tha ai shton rastet e problematikave. Ministri informoi se akset e veriut mbeten problematike dhe se ato të Shqipërisë së mesme dhe jugut janë normalizuar.

Zjarr Tv Ad