Shkatërrohet grupi i grabitësve të karburanteve, emrat dhe pamje nga ngjarjet

0
808
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona të dyshuar për grabitje karburantesh me maska dhe armë janë arrestuar nga policia e Shijakut, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ata dyshohet se janë autoret e grabitjes së dy karburanteve brenda pak minutave me maska dhe armë.

Mbrëmjen e djeshme janë vënë në pranga Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike dhe Florian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e B.K., 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Ata janë zbuluar brenda 24 orëve nga grabitja e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Më konkretisht nga hetimet e kryera, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash.

Ata akuzohen se më 12 dhjetor rreth orës 02:50, nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti, në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150- 200 mijë lekë të reja.

Ndërkohë më 9 janar, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Golf”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet tip “Volswagen Golf 5”, me të cilën autorët kryenin vjedhjet; një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat dhe dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para oficerëve të policisë, të dyshuarit kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Ndaj të akuzuarve vijojnë ende hetimet për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad