Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë e Partisë.
Kjo është mbledhja e parë për vitin që sapo ka nisur.
Gjatë mbledhjes Kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e kryesisë së PS, do të diskutojnë lidhur me situatën politike në vend.
Po ashtu pritet që të diskutohet edhe përplasja e fundit mes Kryeministrit dhe Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit nuk dekretoi Gent Cakaj si ministër të Jashtëm.
Pjesë e mbledhjes së Kryesisë, do të jetë edhe diskutimi lidhur me organizimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.