Vijon protesta, ngujohen dhe studentët e Politeknikut

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Studentët janë të vendosur, ndërsa kanë nisur edhe sot protestën. Përveç studentëve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, sot kanë vendosur të ngujohen dhe studentët e Politeknikut.

Po ashtu dhe në fakultetet e tjera ka pasur protestë ku grupe studentësh kanë vepruar si ditët e tjera duke nxjerrë karriget dhe tavolinat në korridor dhe kanë bërë thirrje për bojkot. Ata duket se nuk do të heqin dorë, derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Ndërkaq, studentët e Filologjikut u janë rikthyer pankartave, duke i  ngjitur në mure, po ashtu kanë bllokuar dhe hollin e fakultetit, duke e bërë atë në një arenë diskutimi.

Kjo është dita e pestë e protestës së studentëve brenda ambienteve të universiteteve.

Zjarr Tv Ad