“Rama më bëri biznesmene”- Doli pronare milionere në aferën e inceneratorëve, 90-vjeçarja nga azili: Banka më bllokoi lekët, i dua të operoj sytë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E moshura Haxhire Gurakuqi, emri i së cilës doli si pronare me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë në aferën e inceneratorëve, ka rrëfyer se banka i ka bllokuar dhe ato pak lekë që kishte.

90-vjeçarja rrëfeu se kishte depozituar në bankë një shumë prej rreth 600 euro që i duheshin për operimin e syve, por tashmë nuk mundet t’i tërheqë. Në një intervistë për News24 nga shtëpia e të moshuarve ku është strehuar, ajo i kërkon “lekët që të mund të bëjë operimin”, duke shtuar se “Rama më ka bërë biznesmenë, por nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat”.

“Edi Rama më ka bërë biznesmene. Nëse do ishte ashtu nuk vija këtu, blija një pallat. Kërkova një banesë sociale, nuk ma dhanë Bashkia. Kisha disa lekë dhe 600 e ca euro, i futa në dhe, i mbulova kisha frikë mos i vidhnin. Më mirë të mi kishte vjedhur ndonjë i varfër, jo qeveria. Shkova mora lekët dhe i futa në bankë. Të më japin lekët, të operoj sytë, të mos shoh errësirë”, tha 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi.

Zjarr Tv Ad