Rama me brekë nëpër këmbë

0
354
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Basir Collaku

Dje Shukriu i paarrnuar, sokëllinte me një ofertë për një vend punë poshte rripit të mesit, sot Safeti me një çakërdisje qorre festonte mandatin e dytë duke bërë transparencë erotike nga zyra publike, e mjaft xhevahire filmike të ngjashme që mund të jenë në pritje nëpër sirtarë ustallarësh, janë dëshmi për modelin e qeverisë me brekë nëpër këmbë.

Video e publikuar se si po punon për popullin kryebashkiaku në zyrën e tij, janë një shëmti sa morale, aq edhe penale e institucionale. Treguesit flasin përtej pamjeve shpërthyese në rrjetet sociale e medieve.

Në trashjen e zullumeve nuk bën habi asgjë dhe pritshmëritë janë thuajse gjithçka pa vrarë mendjen se etika, ligji, humania, janë ende kode njerëzore. Pushteti po flet se si këta e kanë bërë qeverinë dhe adminsitratën një kuplara të madhe, duke poshtëruar gjithçka, si pasojë e babëzisë e shpërfytyrimit.

Lajmet përcjellin ndër të tjera njoftimin se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin, thua korrupsioni në këtë akt ka bërë batërdinë dhe hatanë.

Natyrisht ka mbase një apo disa ligje të përveshura lakuriq në këtë histori idiote, por një marrëdhënie e tillë ndodh me paranë publike më tepër se sa me asetet emocionale të zengjinëve të zyrave shtetërore. Madje kryebashkiaku Kukësit është tenderfituesi më i madh në parcelën e tërmeteve, kishte hisen në privatizimin e ekipit të futbollit të qytetit. Këtë mundej të kqyrte Prokuroria nëse ka kohë dhe ngenë proceduriale.

Asnjë prokuror i posaçëm, përvetçëm, apo përgjithshëm, nuk e luajti fundshpinën nga karriket, kur tenderat e pafundëm në muajin zgjedhor, shkërdhyen çdo qindarkë taksash me një shkelje flagrante. Askush nuk tundi qerpikët nga hetuesit, kur punësimet, presionet, ndëshkimet, kartëmbledhjet e dhunshme, paratë e gjoja tërmeteve, ishin më të dendura se shiu. Asnjëri prej këtyre hetuesve shtetëror e jo pushtetëror nuk shkrepi asnjë tingull kur kryeministri Rama ulërinte se po votuar opozitën, nuk jap asnjë kacidhe investimesh. As begenisën të gjenden kur banditë rrihnin policë e drejtues ligjesh në Tiranë e rrethe, sepse po u prishinin punë në shpërndarje parash për të grumbulluar vota, për fitoren e “Safet” Ramës.

Safet Shukri Tërmet, Incenerator, Erion, Tigër, Edvin Rama, është bërthama e mënyrës së qeverisjes. Madje nga ajo zyrë ka dalë dhe ndëri i qytetit, për ortakun e kryeministrit të akuzuar për korrupsion e spiunazh, Charles McGonigal. Gjici pranon lajthitjen e tij dhe ikën, por ministra e funksionarë të lartë janë ku e ku më pacipësisht se ai në vese të tilla. Shpartallimi ka kapërcyer çdo limit dhe ne gjendemi nën një sundim degjenerimi, ku rrënimi kalon fundin dhe sërish ecën. Ndodhi të tilla janë fatkeqësi pushtuese thuajse në çdo institucion sot.

Në mandatin e tretë këta qeveritarë më në krye Edi Ramën janë tenderuesit dhe fituesit e tenderit “ti bëjmë nënën Shqipërisë”. Tender i drejtpërdrejtë me fitues të porositur.

Dhe deri tani mjerisht ia kanë dalë. Brekët nëpër këmbë këtij vendi ia ka rrëzuar kreu i qeverisë, kryeministri, shefi i rilindasve socialistë. Të tjerët ndihmës, janë kunguj, dallkaukë, legena, derdimenë, zuzarë, gomerë, matrapazë, lapanjozë, zvarranikë, eunukë, servilë, hajdutë, banditë, mafiozë, e derrra, me sjellje të ngjashme.

E siç testament e ka lënë poezinë e tij Ali Asllani, ku ndër të tjera thotë: .

“…Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!..”

Zjarr Tv Ad