Rama mesazh në ditën Ndërkombëtare të Paqes: Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka kontribuar dhe do kontribojë në misione paqeruajtëse anembanë globit…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se si një vend anëtar në NATO, Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës.

“Dita Ndërkombëtare e Paqes. Si një vend anëtar në NATO, Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerances.  Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë” shkruan Rama në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad