Presidenti Ilir Meta i ndodhur në Lezhë në shenjë solidariteti për dhurimin e gjakut, ka komentuar nëse do të dekretoj kryeministrin Edi Rama në postin e ministrit të Jashtëm.
Presidenti është shprehur se përsa i përketë dekretimit të Ramës ai do të jap një përgjigje brenda afateve kushtetuese, teksa shton se vlerësimin e figurës së kryeministrit do e bëj me qetësi por jo me dashuri.
“Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.”
Kujtojmë që më herët meta refuzoi të dekretonte si ministër të Jashtëm kandidaturën e Gernt Cakajt, i cili u propozua nga Rama. Ky refuzim ngjalli një debat të ashpër mes Presidencës dhe Kryeministrisë.