Humb jetën kryebashkiaku që u sulmua me thikë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka ndërruar jetë kryebashkiaku i qytetit Gdansk në Poloni, i cili u sulmua me thikë teksa ishte duke marrë pjesë në një koncert bamirësie. Pawel Adamowicz, kryetar i bashkisë së Gdanskit, vdiq pasditen e së hënës, pas plagëve të marra me thikë. Ai u sulmua në skenë gjatë një eventi të organizuar nga Orkestra e Madhe e Bamirësisë së Krishtlindjeve. Ministri i Shëndetësisë i Polonisë Lukasz Szumowski tha se nuk kishin mundësi që kryebashkiakun ta shpëtonin.

Ndërsa Ministri i Brendshëm i vendit Joachim Brudzinski tha se sulmi ishte “një akt barbar dhe i  pashpjegueshme”, shkruan Euronews. Autoritetet polake identifikuan sulmuesin si një 27-vjeçar i quajtur Stefan, ndërsa ende nuk është bërë publik emri i plotë. Pamjet televizive treguan sulmuesin duke bërtitur se ai ishte i burgosur, pavarësisht se ishte i pafajshëm dhe thuhet se u torturua nga qeveria e mëparshme e Platformës Qytetare, në të cilën bënte pjesë më parë kryebashkiaku. Politikanët në të gjithë Poloninë kanë dënuar aktin. Presidenti polak Andrzej Duda u takua me liderët e partive politike për të organizuar një marshim kundër dhunës dhe urrejtjes pas sulmit.

Zjarr Tv Ad