Rama në Budapest, arrihet marrëveshje për njohjen e certifikatave të vanksinimit anti Covid, së shpejti hapen kufijtë mes Shqipërisë dhe Hungarisë

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Hungari ka zhvilluar një takim me kryeministrin Viktor Orban, ku burime bëjnë me dije se është konkluduar marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vanksinimit.

Përmes një postimi në facebook, Rama ka shpërndarë disa foto nga momenti i takimit mes dy delegacioneve dhe në mbishkrimin e tyre shkruan se ka qenë një ditë e veçantë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim, si dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

Postimi i kryeministrit Rama:

Budapest –  Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur

 

Zjarr Tv Ad