Rama në Golem, u shpërndan 221 familjeve të prekura nga tërmeti çelsat e apartamenteve: Askush si ne, të parët që japim banesat falas

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ndodhet në Golem ku dhe po i dorëzon 221 familjeve çelsat e apartamenteve të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi se duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të këtyre familjeve të prekura qeveria vendosi që ti japë atyre banesat falas duke mos pasur në vijim asnjë detyrim ndaj shtetit.

Rama theksoi se Shqipëria është vendi i parë i cili aplikon këtë program rindërtimi, ku familjet bëhen pronarë të banesave pa asnjë detyrimi ndaj shtetit.

“Janë shumë më të mira dhe të bukura nga ato që humbëm. Të cilat përndryshe nga sa kemi parë strukturën sociale e kishin të pamundur ti merrnin dhe do të jenë pronë, pasuri e patundshme e këtyre familjeve pa asnjë detyrim ndaj shtetit.

Ne kemi parë shumë programe rindërtimi të vendeve të tjera pas tërrmeteve dhe nuk ka asnjë program ky është i vetmi në dijeninë tonë ku familjet që humbasin shtëpitë u jepen shpi jo me kredi, qoftë dhe me kredi të butë, por falas 100% dhe natyrisht se ne e bëjmë këtë se e dimë shumë mirë se nuk janë kohërat më të mira për të gjithë botën, veccanërisht për Europën dhe nuk është e drejtë që për këto familje që hynë te familjet me pak të ardhura tu vendosim qoftë plus 1 qindarkë barrë.

Mund ta shisni mund ta bëni me qera  njësoj si të gjithë të tjerët”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad