Rama në konferencën e fundvitit: Basha e shkeli dekriminalizimin qysh në aktin e parë

0
728
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama nisi konferencën e fundvitit për të bërë bilancin e një viti qeverisje.

Ai komentoi zbatimin e ligjit për dekriminalizimin, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme u hoqi mandatet dy deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, tha se si ka mundësi që kryedemokrati Lulzim Basha qysh në aktin e parë të zbatimit të tij e shkel ligjin.

“Dua t’iu them ju dhe gjithë atyre që kanë hedhur baltë ndaj meje dhe PS, se për mua procesi i ashtuquajtur i dekriminalizimit ka përfunduar ditën e votimit të ligjit. Janë institucionet që duhet të zbatojnë ligjin dhe jo frymëzimi i së shkuarës që përkthehet shumë rëndom në këtë vend për të bërë gjueti shtrigash. Unë nuk bëj gjueti shtrigash, e kam neveritur dje një ndër arsyet kryesore që i jam kundërvënë atij regjimi, është gjuetia e shtrigave. Ligji është aty”, u shpreh Rama.

Në vijim shtoi se mbledhja e djeshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dha një shembull kuptimplotë të këtij qëndrimi parimor.

Kryeministri tha në këtë linjë se vendimi i KQZ i dha shembull parimor Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj, që tjetër mendojnë, tjetër thonë dhe tjetër bëjnë.

“Pse kur vjen puna tek vetvetja për ta ligji është një letër pa vlerë”, deklaroi Rama.

Më tej Kryeministri tha se ekonomia shqiptare është në proces rimëkëmbje, por se nuk është ende në ritmet e duhura.

“Kemi një ekonomi që rritet në mënyrë të qëndrueshme. Rritja këtë vit mbyllet rreth 3.5% rritje. Kemi shënuar një kthesë kuptimplotë. Por jemi larg ambicies sonë që është 5%. Paketa e solidaritetit është aspekti kuptimplotë i rritjes dhe rimëkëmbjes ekonomike përmes reformave të dhimbshme”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te dëmshpërblimet e banorëve të përmbytur dhe zerimi i kamatëvonesave të energjisë për pensionistët dhe familjet në nevojë, ai tha se, “Qeveria jonë nuk harron askënd dhe nëse mundësitë nuk janë për t’u përgjigjur në çast, pa dyshim kur vjen momenti, ne japim përgjigje”.

Sipas tij, një gjë të tillë mund ta dëshmojnë të gjitha familjet që papritur marrin dëmshpërblimin për pasojat e përmbytjeve.

Lidhur me shpërblimet ai tha se u bë jo sepse është vit elektoral, por se frutet e reformave do ndahen me njerëzit. Në vijim shtoi se vetëm në rrjetin e zyrave të punës në Shqipëri janë 37 mijë vende të lira puna.

Sipas tij, Shqipëria ka rritje punësimi, bazuar në raportet INSTAT, Bankës së Shqipërisë, Bankës Botërore, duke nënvizuar se rritja e punësimit është evidente, ashtu sikundër rënia e papunësisë.

“Shifra e papunësisë është rivlerësuar në 2013 dhe nga një shifër që fabrikohej në mjediset e kësaj godine, doli një shifër shumë më e lartë. Dua po ashtu t’iu them se nuk pretendoj se nuk ka në Shqipëri një problem të madh të papunësisë, por nënvizoj se në Shqipëri kemi rritje të punësimit dhe papunësisë, megjithëse jo në përmasën që do na duhej dhe do të donim”, tha ai.

Më tej shtoi se një nga komponentët kryesor të papunësisë është mungesa e krahut të specializuar të punës.

I pyetur për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, Rama deklaroi se nuk ka thënë se do e përfundojë brenda mandatit të tij, por se ajo do të nisë brenda këtij mandati dhe se procedurat kanë nisur, duke shtuar se gjysma e parë e vitit të ardhshëm do të shënojë nisjen e punës

Zjarr Tv Ad