Rama në krah të Veliajt për gjobën e KQZ: Do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në krahë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për gjobën e KQZ-së. Rama dhe Veliaj ishin në Zall-Herr, ku një familje ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit, teksa deklaroi se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë. Rama u shpreh se puna për rindërtimin nuk mund të quhet propagandë, por është detyrë parësore e kësaj mazhorance për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve më në nevojë sot, familjeve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Gjoba do sqarohet sepse këto s’janë inaugurime. Ne vijmë këtu që të tjerët të shikojnë se puna po vazhdon dhe që njerëzit po futen nëpër shtëpitë e tyre. Por, këta nuk kanë si ta kuptojnë këtë punë. Kjo do sqarohet se nuk është as propagandë, as inaugurim, por pjesë e informimit të të tjerëve, se ka akoma njerëz që janë në çadër, kabina dhe me qira, të cilët presin apartamentet dhe duhet t’i mbajmë me informacion, t’ju tregojmë çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që njerëzit të shohin realitetin”, u shpreh ai.

“Mandati i tretë duhet për të vazhduar betejat. Beteja me tërmetin s’ka mbaruar. Me Covidin, po ashtu. Vaksinimin do ta bëjmë. Për të gjitha këto arsye duhet të vazhdojmë punën”, vijoi Rama.

Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe deputeti Qefalia ishin në banesën e rindërtuar të familjes së Fatos Xhixhës, në fshatin Qinam të Zall-Herrit, e përbërë nga 6 anëtarë. Në Njësinë Administrative Zall-Herr po rindërtohen 161 shtëpi individuale të shpërndara në fshatra të njësisë, si dhe 49 banesa në lagjen e re.

Zjarr Tv Ad