Rama në samitin e BERZH: Shqipëria parajsë për investime në fushën e turizmit

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në samitin e BERZH që po mbahet në Londër ku u diskutua për për investimet në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria është një nga vendet më të mira për të investuar, sidomos në fushën e turizmit.  Sipas kryeministrit, Shqipëria është një parajsë për investimin në sektorin e turizmit.

Më lini ta nis duke thënë se besoj fort  që investimi në Shqipëri apo vendet e tjera është më shumë se të investosh në një vend, është të investosh në një rajon me një potencial të pabesueshëm të pashfrytëzuar.

Falë faktit që të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen, sa për Shqipërinë besoj që jemi në një fazë të re dhe është shumë e qartë për njerëzit që vizitojnë Shqipërinë se Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin në turizëm. Në Ballkan kemi një shtysë të brendshme të themi, dua t’ju them që ne edhe gjatë momenteve më të këqija të pandemisë kemi parë një rritje më të dukshme të industrisë tonë të turizmit, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad