Përfundojnë BISEDIMET mes Ukrainës dhe Rusisë

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë kanë përfunduar. Mediat e huaja bëjnë me dije se takimi mes zyrtarëve rusë dhe atyre ukrainas në kufirin e Bjellorusisë kanë përfunduar.

Takimi kishte për qëllim arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse. Takimi zgjati për rreth tre orë, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë marrëveshje është arritur.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën njoftoi se delegacionet ukrainase dhe ruse do të takohen pa parakushte në Pripyat në Bjellorusi. Zelenskiy u shpreh se nuk ishte i sigurt se do të kishte ndonjë përparim, por që do të përpiqej.

“Do të them sinqerisht, si gjithmonë, se nuk besoj në rezultatin e këtij takimi. Por le të përpiqemi, në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur kishte edhe një shans” tha ai.

Zjarr Tv Ad