Pezullimi i Dukës/ Bushati: Një vendim i tillë nga Gjykatat e përdhosura, mund të bëjë që Shqipëria të bëhet vendi i dytë pas Rusisë për finalet e anulluara

0
542
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas pezullimit nga Gjykata e Tiranës për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka dhe disa funksionarëve të tjerë  të institucionit të sportit, ka reaguar edhe analisti Andi Bushati, i cili përmes një postimi në Facebook jep alarmin se vendit tonë mund ti anullohet finalja e Conference League që planifikohet të luhet në “Air Albania” në muajin Maj.

Një ndër kushtet kryesore të FIFA-s  është që politika të mos përfshihet në sport dhe pak ditë më parë ishte presidenti i UEFA-s Ceferin që dha deklaratë kundër ndërhyrjes së politikës në futboll. Ndërsa vendimi i Gjykatës ditën e sotme rrezikon që finalja e shumë pritur rrezikon të mos luhet në vendin tonë.

Kutojmë që pak ditë më parë UEFA dhe FIFA i hoqën finalen e Champions League  Rusisë, pasi kjo e fundit ndërhyri ushtarakisht në Ukrainë.

Postimi i Bushatit:

Keshtu si po veprojne gjykatat e perdhosura ne Shqiperi, me urdher te Veliajt, Shqiperia mund te jete vendi i dyte pas Rusise se Putinit qe nisi nje lufte, te ciles mund ti anullohet nje finale europiane ne futboll.

Zjarr Tv Ad