Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga dita e sotme, Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale.
Kreu i qeverisë tha se është firmosur marrëveshja në Bruksel, në të cilën Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset dhe institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE prej gati 7.5 miliardë euro.
Postimi i kryeministrit Rama
Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro
Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE