Rama niset drejt SHBA, të martën takim me Anthony Blinken

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizitë që e ka njoftuar ditë më parë.

Rama në SHBA do të zhvillojë një vizitë 4-ditore, ku me 15 shkurt do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Kreu i qeverisë njoftoi pak ditë më parë se takimi do të bëhej pasi departamenti i Shtetit konfirmoi se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Veç Blinken Rama do të zhvillojë dhe takime të tjera me zyrtarë amerikanë.

Axhenda paraprake e kryeministrit Edi Rama në SHBA

14 shkurt: Takim me Sekretarin e përgjithshëm Guterres dhe pritja zyrtare e Shqipërisë me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit

15 shkurt: Takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Zjarr Tv Ad