‘Rama nuk kursen as objektivat madhorë të Shqipërisë’/ Ish-deputeti: Po tregon se nuk do ta zgjidhë krizën

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto, nga studio e News 24, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën e zhvilluar me gazetarët, u shpreh se me sjelljen e deri tanishme qoftë kryeministri qoftë qeveria po tregojnë se nuk kanë asnjë qëllim për të zgjidhur krizën politike.

Ai tha se retorika politike duhet të ndryshojë, pasi kriza ka prekur të gjithë shoqërinë shqiptare.

Zoti Rama e cilësoi krizën politike apo marrëdhëniet me opozitën një marrëdhënie si macja me miun dhe se tha nuk kam kohë të harxhoj.

“Unë mendoj që ky është kursi që është zgjedhur në dialogun dhe përballjen midis mazhorancës dhe opozitës, mendoj që nuk tregon aspak një dëshirë për të zgjidhur krizën e rëndë, në fakt nuk është vetëm një krizë politikë, por kriza ka mbërthyer të gjithë elementët e shoqërisë të zhvillimit në Shqipëri, institucionet e Shqipërisë dhe besoj që përgjegjësia e një mazhorance dhe kryeministri është që të bëjë hapa konkretë edhe nga pozita e mazhorancës për të krijuar do të thoja klimën e dialogut dhe klimën e zgjidhjes së këtyre problemeve të mëdha që po kalon vendi.

Mendoj që ky kurs që është nisur nga mazhoranca nuk tregon aspak që ka një dëshirë për ta zgjidhur këtë krizë. Ka dy përqasje për të zgjidhur konfliktet është përqasja e heqjes së elementëve që krijojnë konflikt, pra eliminimit të tyre në proces negociatash apo dhe me mënyra të tjera dhe përqasja hajde të përplasemi dhe të fitojë se kush është më i forti. I shtojmë elementë të ri krizës derisa vezët të thyhen dhe të shikohet se cila vezë do të thyhet e para. Mendoj që kjo është një përqasje e gabuar.

Nuk kursen vendin para se të gjithash, nuk kursen objektivat madhorë që ka vendi para së gjithash, vendi ka objektiva të jashtëzakonshme të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin e tij në Bashkimin Europian.”, tha Haxhinasto.

 

Zjarr Tv Ad