Rama PADIT për shpifje Brisida Shehajn, kërkon 1 milionë lekë dëmshpërblim nga zyrtarja e LSI-së

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brisida Shehaj është paditur nga kryeministri Edi Rama, për shpifje.

Burime të “A2Cnn” bëjnë me dije se padia e firmosur nga kreu i qeverisë kundër ish-drejtoreshës së Tatimeve, është depozituar pak ditë më parë në Gjykatën Civile të Tiranës.

Në padinë e firmosur nga ai vetë, kryeministri Rama pretendon se është dëmtuar nga deklarime të bëra nga Shehaj në 10 mars 2022, me anë të një video-postimi në profilin e saj në Instagram, pas njoftimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës në vend.

Sipas Ramës deklarimet e Shehajt janë të rreëm dhe të pabaza, ndaj kërkon  1 milion lekë dëmshpërblim nga zyrtarja e LSI-së. Për shqyrtimin e padisë është caktuar gjyqtarja Teuta Hoxha, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë.

Zjarr Tv Ad