Rama paralajmëron deputetë e ministra: Kush s’ka energji për më shumë km, të hapë krahun

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke shfrytëzuar praninë e 1500 delegatëve në Kongres, kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi pastrim të brendshëm në radhët e PS.

Ai ishte i qartë për të gjithë të zgjedhurit në PS, kur tha se kush nuk ka më energji për të bërë më shumë kilometra duhet të hapë krahun.

Rama: Kush këtu ka mbështetjen e socialistëve  që nuk e ka kuptuar se çfarë kërkohet dhe nuk ka energji për të bërë më shumë kilometra duhet të hapë krahun. Duhet të hapë krahun kush se ka kuptuar që PS nuk është pronë e asnjë shefi, nga kryetarët e organizatave e deri te shefat në Tiranë. Akoma sot në 2020 kemi gardhe dhe mure për të kapërcyer për njerëzit që duan të na bashkohen pa fund. Kemi kryetarë organizatash, deputetë që jo vetëm nuk arrijnë ti shtyjnë këto gardhe dhe mure por i justifikojnë këto gardhe e mure. Ju doli keq ju që e latë partinë në dorën time?

Sa i takon rolit të grave në vendimmarrje, Rama theksoi domosdoshmërinë që çdo organizatë e PS të ketë një bashkëkryetare grua.

Dhe nëse kjo nuk ndodh, ai pati një mesazh të qartë për gratë.

Rama: Kulmi, akoma nuk kemi bashkëkryetare gra në organizatat e PS. Po e latë në dorë të Kryesisë së PS, deputetëve dhe shefave nuk do bëhet kurrë. Refuzoni çdo kryetar organizate që nuk pranon një gjë të tillë, refuzojeni, shkatërrojeni fare. Nëse ka mundësi reale që të shtojmë forcën tonë elektorale janë gratë. Vetëm gratë. Nëse ka një arsye madhore për të qenë krenar për PS që nuk do të mund dot ta zëvendësojë askush në këtë pikë është fakti që falë kësaj partie jemi ndër 5 vendet e para të botës që pranojmë barazinë në qeverisje. Ka shumë analistë por dhe brenda nesh që thonë se gratë në qeveri i kemi me profil të ulët, janë teknike dhe ne na duhen politike. Kjo është mënyra e gabuar për të parë se për çfarë janë ministrat dhe çfarë duhet të bëjnë ministrat. Puna e grave në qeveri është një punë që garanton siguri për të gjithë punët që duam të bëjmë si qeveri.

Zjarr Tv Ad