Rama për Braçen: “Është si mace që të varet në qafë”

0
161
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, teksa fliste për skemën e subvencionimit të karburantit nga Gjirokastra, pohoi se opozitari më i madh që ka për këtë çështje është zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Rama theksoi se është njësoj si të kesh një mace në qafë dhe që nuk të lë të lëvizësh pa marrë atë që do.

“Ka një opozitë që është Erion Braçe. Sikur të kesh një mace në qafë që s’të lë ta lëvizësh, pa thënë atë që duhet thënë dhe pa marrë atë që duhet të hapësh. Erioni në mënyrë insistuese ka ngritur atë që thanë çunat për skemën e rimbursimit të karburantit. Gjeja që kam deklaruar, është që të bëhet vetëdeklarimi.

Vetëdeklarimi një dhe spiunimi dy, do sjellin që skema do jetë ok, Ajo që dua t’u them të gjithëve që jeni nga ky sektor këtu dhe të gjitha ata që janë këtu, që për bujqësinë, nuk ka fermer, nuk ka sipërmarrës në fermë që të jetë në gjendje të më bëjë mua zborin që më bën Erion Braçe.

Mua a çdo ministër Bujqësie në Shqipëri. Kemi tre opozita në Shqipëri, Përpara tij, këta dy tjerat duken si fushë me lule”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad