Rama për nismën “Open Balkan”: Të gjithë do vijnë këtu, s’kanë ku shkojnë! Dialogu është e vetmja mënyrë që Serbia të njohë Kosovën

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën “Open Balkan”, ku ëhstë shprehur se do të vijë dita kur të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do t’i bashkohen kësaj nisme, pasi nuk kanë ku shkojnë. I pyetur për vizitën e kryeministrit malazez në Beograd, Rama tha se ai kishte kërkuar të qëndronte, por nuk ishte pjesë e “Open Balkan”.

Ai ka ardhur për një takim bilateral, dhe ka shprehur dëshirën për të qëndruar dhe të diskutojmë këtë çështje, që është një diskutim i hapur, dhe jam i bindur që të gjithë do vijnë këtu se s’kanë ku shkojnë, s’kanë ku shkojnë në sensin e prirjes drejt së ardhmes, është një prirje drejt së ardhmes ‘Ballkani i Hapur’.

Nuk është një projekt që lindi hajde se po bëjmë diçka për t’i gjetur vetes punë, s’është një projekt që lidhet me ndonjë interes të pjeshëm personal apo shtetëror të Serbisë dhe Shqipërisë, vetëm, por është një projekt që lidhet me të ardhmen e rajonit. Nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin, por fati ka zgjedhur të jetojmë së bashku.

Kemi kaluar kohëra të llahtarshme, tani është koha të ndërtojmë një kohë të re me gjithë vështirësitë që ka duke pasur parasysh edhe mosdakordësitë që kemi, mosdakordësia e madhe mes nesh dhe Serbisë, edhe mes meje dhe presidentit Vuçiç mbi Kosovën, por besoj që mosdakordësitë në paqe zgjidhen me komunikim, dialog, ballafaqim të hapur, dhe duke mos i kthyer ato në pengesë, zgjidhen duke punuar paralelisht, që shumëçka tjetër kemi interes të përbashkët, të shkojë në rrugën e duhur”, tha Rama.

Rama foli edhe për marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë, ku u shpreh se për njohjen e pavarësisë së Kosovës, është i nevojshëm vetëm dialogu.

S’është e lehtë, por është e vetmja rrugë, është në interes të popullit shqiptar, në Kosovë dhe Shqipëri, t’i hyjnë kësaj rruge me gatishmëri dhe vullnet për t’ia dalë dhe për të marrë atë që i takon”, tha Rama në Report Tv.

Zjarr Tv Ad